zoom

Ekonomi

Boom mallrash në portet shqiptare për 2021, mbi 2 milion udhëtarë përdorën aeroportet

INSTAT ka publikuar raportin më të fundit për statistikat e transportit për muajin tetor 2021. Volumi i mallrave të ngarkuara/shkarkuara në porte, në muajin Tetor 2021 është 413,7 mijë ton, duke u rritur 3,6 %, krahasuar me Tetor 2020. Në dhjetëmujorin e vitit 2021, volumi i mallrave të ngarkuara/shkarkuara në porte është 4.090,5 mijë ton, duke u rritur me 17,1 %, krahasuar me dhjetëmujorin e vitit 2020.

Volumi i mallrave të ngarkuara/shkarkuara në porte është rritur me 8,3 %, krahasuar me dhjetëmujorin e vitit 2019. Në muajinTetor 2021, volumi i mallrave të transportuara me hekurudhë është 1.474 mijë ton-kilometër, duke u ulur me 36,4 %, krahasuar me Tetor 2020. Në dhjetëmujorin e vitit 2021, volumi i mallrave të transportuar me hekurudhë është 22.094 mijë tonkilometër, duke u rritur me 5,5 %, krahasuar me dhjetëmujorin e vitit 2020. Krahasuar me dhjetëmujorin e vitit2019, volumi i mallrave të transportuara me hekurudhë është ulur me 38,7 %.

Ndërkohë rritja e volumit të mallrave për 2021 lidhet me lehtësimin e masave kufizuese të cilat sollën dhe rritjen e kërkesës dhe produkteve duke rigjallëruar ekonominë shqiptare.

Tab. 1 Transporti i mallrave me det,hekurudhë dhe ajër

 

Periudha

 

 

Me det / ton

Transporti i mallrave

 

Me det / ton Hekurudhë000/ton.km

 

 

Ajër / ton

Tetor 2021

399.388

2.315

153,0

Tetor 2020

413.694

1.474

178,6

Ndryshimi vjetor %

3,6

-36,4

16,7

Janar-Tetor 2019

3.778.333

36.022

1.921,9

Janar-Tetor 2020

3.493.468

20.940

1.457,3

Janar-Tetor 2021

4.090.452

22.094

1.645,4

Ndryshimi vjetor 2021/2020 (%)

17,1

5,5

12,9

* Përfshin mallrat dhe postën

Burimi: Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, llogaritje tëINSTAT

Në muajin Tetor 2021, volumi i mallrave të transportuar me ajër është 178,6 ton, duke u rritur 16,7 % në krahasim me Tetor 2020. Në dhjetëmujorin e vitit 2021, volumi i mallrave të transportuar me ajër është 1.645,4 ton duke u rritur me 12,9 %, krahasuar me dhjetëmujorin e vitit 2020. Krahasuar me dhjetëmujorin e vitit 2019, volumi i mallrave të transportuara me ajër është ulur me 14,4 %.

Në Tetor 2021, numri i fluturimeve të kryera është 2.618, duke u rritur 74,3 % në krahasim me Tetor 2020.

Në Tetor 2021, numri i pasagjerëve që udhëtojnë me linjë detare është 47.987 pasagjerë. Krahasuar me Tetor 2020, ky tregues është rritur 67,9 %. Në dhjetëmujorin e vitit 2021, kanë udhëtuar me linjë detare 769.776 pasagjerë, duke u rritur me 2,4 herë, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2020. Krahasuar me dhjetëmujorin e vitit 2019, numri i pasagjerëve që kanë udhëtuar me linjë detare është ulur me 46,5 %.

Në muajin Tetor 2021, transporti ajror i pasagjerëve zë 85,7 % të transportit gjithsej. Numri i pasagjerëve që kanë udhëtuar me linja ajrore, në Tetor 2021 është 290.987 pasagjerë duke u rritur me 2.7 herë, krahasuar me Tetor 2020. Në dhjetëmujorin e vitit 2021, numri i pasagjerëve që kanë udhëtuar me linja ajrore është 2.421.923 pasagjerë duke u rritur me 2.1 herë, krahasuar me dhjetëmujorin e vitit 2020. Krahasuar me dhjetëmujorin e vitit 2019, numri i pasagjerëve që kanë udhëtuar me linjë ajrore është ulur me 14,5 %. Rritja e numrit të pasagjerëvë dhe udhëtimeve është një dukuri tjetër e cila tregoi edhe njëherë efektet negative të mbylljes së kufijve ku me hapjen e tyre u mundësua lëvizja e njerëzve duke i dhënë një krah transportit detar dhe ajror ku sektori ajror ishte dhe ngelet më i rrezikuari prej kufizimeve të pandemisë.

Tab.2 Transporti i pasagjerëve sipas mënyrës së udhëtimit

 

Periudha

 

 

Me hekurudhë

Transporti i pasagjerëve

 

Me det

 

 

Me ajër

Tetor 2021

649

28.581

108.352

Tetor 2020

711

47.987

290.987

Ndryshimi vjetor %

9,6

67,9

168,6

Janar-Tetor 2019

59.394

1.438.160

2.833.900

Janar-Tetor 2020

16.961

323.647

1.151.809

Janar-Tetor 2021

22.221

769.776

2.421.923

Ndryshimi vjetor 2021/2020 (%)

31,0

137,8

110,3

Burimi: Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, llogaritje tëINSTAT

 

Eksportet/importet e mallrave sipas mënyrës së transportit

Në Tetor 2021, vlera e mallrave të tregtuara (eksport dhe import) është 110,7 mld lekë dhe 49,1 % e tyre u transportua me det. Në dhjetëmujorin e vitit 2021, vlera e mallrave të tregtuara (eksport dhe import) është 914,9 mld lekë dhe 48,6 % e tyre u transportua me det.Krahasuar me po të njëjtën periudhë të vitit 2019, vlera e mallrave të tregtuara (eksport dhe import) është rritur me 7,6 %.

Tab.3 Treguesit specifikë transportit ajror

Periudha

Numri i shoqëriveajrore

Numri i fluturimeve

Numri i mbikalimeve

Tetor 2021

14

1,502

8,729

Tetor 2020

15

2,618

16,004

Ndryshimi vjetor %

7,1

74,3

83,3

Janar-Tetor 2019

20

24,239

167,783

Janar-Tetor 2020

14

12,980

78.177

Janar-Tetor 2021

15

21,802

109.506

Ndryshimi vjetor 2021/2020 (%)

7,1

68,0

40,1

 

Burimi: Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, llogaritje të INSTAT

 

Eksportet e mallrave

Në Tetor 2021, mallrat e eksportuara me det zënë 54,7 %, me rrugë 40,9 % dhe me ajër 0,4 %. Mallrat e eksportuara me rrugë në Tetor 2021 janë rritur me 12,2 %, krahasuar me Tetor 2020.

Tab.4 Eksporti i mallrave sipas mënyrave të transportit

 

Periudha

 

 

Me det

Eksport (mln lekw)

 

Me hekurudhw

 

 

Me rrugw

 

 

Me ajwr

 

 

Tw tjera

Tetor 2021

13.937

0

12.370

189

392

Tetor 2020

18.567

13.883

120

1.392

Ndryshimi vjetor %

33,2

0

12,2

36,7

255,2

Janar-Tetor 2019

149.122

1.438.160

98.474

1.222

3.321

Janar-Tetor 2020

124.656

323.647

96.555

1.014

3.631

Janar-Tetor 2021

160.395

769.776

114.827

1.314

18.668

Ndryshimi vjetor2021/2020 (%)

28,7

137,8

18,9

29,6

414,2

Burimi: Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, llogaritje tëINSTAT

Në dhjetëmujorin e vitit 2021, mallrat e eksportuara me det zënë 54,3 %, me rrugë 38,9 % dhe me ajër 0,4 %. Mallrat e eksportuara me rrugë janë rritur 18,9 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2020. Krahasuar me po të njëjtën periudhë tëvitit 2019, mallrat e eksportuara me rrugë janë rritur 16,6 %.

Importet e mallrave

Në Tetor 2021 mallrat e importuara me det zënë 46,7 %, me rrugë 43,4 % dhe me ajër 3,1 %. Mallrat e importuara me rrugënë Tetor 2021 janë rritur me 14,0 %, krahasuar me Tetor 2020.

Në dhjetëmujorin e vitit 2021, mallrat e importuara me rrugë zënë 46,8 %, me det 45,9 % dhe me ajër 3,8 %. Mallrat e importuara me rrugë janë rritur me 22,6 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2020. Mallrat e importuara me rrugë janë rritur me 23,9 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit2019./ Nga Armand Kullau @Zoom.al