zoom

Aktualitet

BMW-ja përplaset me 2 makina të tjera në Thumanë! 2 shoferë te Trauma

Një aksident i trefishtë ka ndodhur në aksin e vjetër Thumanë-Fushë Krujë. Zoom.al mëson se ka qenë një BMW e drejtuar nga 22-vjeçari Andi Mirdita, që me shpejtësi të lartë ka kryer një parakalim të gabuar.

Ai ka përplasur dy mjete të tjera, Benz-in e drejtuar nga 61-vjeçari Bashkim Qira dhe Volkswagen-in e drejtuar nga Kristina Allko.

Dy shoferët janë dërguar në spitalin e Traumës në Tiranë, teksa mësohet se janë jashtë rrezikut për jetën, kurse shoferja tjetër është në vendngjarje.