zoom

Aktualitet

Bllokohen 27 ton mish pule në portin e Durrësit

Bllokohen 27 ton mish pule në portin e Durrësit. Kjo sasi e madhe mishi nuk është lejuar të transportohet më tej, pasi nuk përmbush kushtet e ruajtjes.

Sasia e mishit mësohet se ka ardhur nga Argjentina dhe është ruajtur në ambiente me temperatura më të larta se sa rekomandohet. Autoritetet doganore kanë refuzuar kërkesën e biznesit për ta kontrolluar në Vaqarr sasinë e mbërritur.

Kjo sasi mishi ka qenë e ndarë në 2600 pako.