Aplikacion
Blinken shtoi se SHBA-ja nuk janë ende të sigurtë se “çfarë forme” mund të ketë preteksti, por mundësitë përfshijnë fabrikimin e një sulmi terrorist me bombë në rusi, zbulimin e një varri masiv, ose një sulm të rremë – ose real – me armë kimike.
Pas një incidenti të tillë, Blinken thotë se qeveria ruse ka të ngjarë “të mbledhë në mënyrë teatrale” një takim urgjent. Pas kësaj, raketat dhe bombat ruse do të fillonin të goditnin objektivat ukrainas, si dhe do të bllokojnë komunikimet përmes sulmeve kibernetike.
“Pas kësaj, tanket dhe ushtarët rusë do të avancojnë drejt objektivave kyçe që tashmë janë identifikuar”, shtoi ai.
Megjithatë, Blinken thotë se Rusia ende mund të zgjedhë “një rrugë tjetër”, pasi “ka ende kohë”.
Ndërkohë që në kampin tjetër, Rusia ka mohuar vazhdimisht akuza të ngjashme të ardhura nga SHBA-të dhe ka thënë se po tërheq forcat nga rajoni.