zoom

Aktualitet

“Blindohet” Vlora! Vrasja mafioze e biznesmenit, policia ngre pika kontrolli gjatë natës

Duke marrë shkas nga vrasja e biznesmenit Bledar Birçajt, të cilit iu bë atentat në një rrugë të populluar në Vlorë, policia është angazhuar për kontrolle në terren.

Policia gjatë natës ka ngritur pika kontrolli në disa pika të qytetit bregdetar, ndërsa disa persona janë ndaluar. Kontrollet në fjalë janë bërë për ndalimin e personave me precedentë penale, që janë në kërkim.

Kujtojmë se pronari i një lokali të njohur në Vlorë, humbi jetën më 10 maj, pasi u qëllua me breshëri teksa lëvizte me makinën e tij në lagjen “Hajro Çakërri”.