zoom

Politikë

Blerje vote/ Berisha publikon videon: Kriminelët trafikantë kapen në flagrancë

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha ka publikuar pak minuta më parë një video në Facebook, ku disa qytetarë, pasi ndalojnë një makinë mundin të marrin nga njëri prej të pranishmëve në automjet një fletë votimi, në anën e pasme të së cilës gjenden të shkruara disa emra.

“Kapen ne flagrance nga qytetaret guximtar kriminelet trafikante te votave! Ju lumte!”- shkruan ish-kryeministri.

Ndërkohë në fletën në fjalë është votuar për Partinë Socialiste. Së fundmi, Berisha ka publikuar disa video, që sipas tij tregojnë krimin e shëmtuar të blerjes së votave nga ana e qeverisë.