zoom

Bota

Biznesmenia rrëfen historinë me Boris Johnson-in: Flija me të sa herë që gruaja e tij nuk ishte në shtëpi

Biznesmenia amerikane Jennifer Arcuri ka folur publikisht për lidhjen me Boris Johnson duke thënë se flinte me të sa herë që ish gruaja e tij Marina Wheeler nuk ishte në shtëpi.
Në një intervistë për “Mirror”, Arcuri zbuloi se lidhja e tyre zgjati katër vite, nga 2012 në 2016 dhe gjithçka nisi kur Johnson ishte kryebashkiak i Londrës. Shpesh herë takoheshin në shtëpinë ku jetonte me ish gruan e tij, Marina Wheeler, nënë e katër fëmijëve të tyre, e cila punonte në atë kohë.

Në një prej rasteve, thekson se nëse do të qëndronte 10 minuta më shumë, Marina do t’i kapte bashkë në shtëpi.

“Nëse do të kisha qëndruar 10 minuta më shumë do të isha në shtëpi kur Marina të kthehej. Kjo nuk është një ndjenjë e shkëlqyer. Ne fjetëm së bashku në shtëpinë e tij dheishte kënaqësi, por nuk kishte kuptim që të zgjaste në këtë mënyrë”, rrëfeu Jennifer.

Marrëdhënia e tyre mori fund kur Jennifer nisi një lidhje me serioze me Matthew Hickey, të cilit i kishte treguar historinë me Boris Johnson.

 “Unë i thashë, “Shiko, ka diçka për mua që duhet ta dish. Unë jam një libër i hapur”. Unë nuk jam duke u përpjekur të luaj me ju të dy, por ky ka qenë njeriu më i qëndrueshëm në jetën time, duke pasur parasysh rrethanat. Çdo burrë tjetër që donte të afrohej me mua, mësonte për Johnson dhe largohej. Matthew ishte ndryshe.”

Më pas Arcuri tha se burri i saj ishte plotësisht i papërgatitur për zhurmën në media që shkaktohej nga historia e saj me Johnson. Ajo tha: “Ka qenë shumë e vështirë për të”.