zoom

Bota

Bill Gates paralajmëron: Mund të krijohet një variant më i rrezikshëm i Covid-19

Miliarderi Bill Gates ka deklaruar se ekziston rreziku që bota të mos e ketë parë ende më të keqen e pandemisë Covid-19.

Manjati i teknologjisë dhe filantropisti tha se nuk donte të tingëllonte “pesimist”, por paralajmëroi se ekziston rreziku i krijimit të një varianti “edhe më transmetues dhe akoma më fatal”.

Ai deklaroi se rreziku që kjo të ndodhë është mbi 5%.

Nuk është hera e parë që ai bën një parashikim të tillë. Në dhjetor 2021, Gates u tha miliona ndjekësit e tij në Twitter, që të përgatiteshin për pjesën më të keqe të pandemisë, pasi kishte paralajmëruar më parë në 2015 se bota nuk ishte gati për pandeminë e ardhshme.

Gates tha për FT: “Ne jemi ende në rrezik që kjo pandemi të gjenerojë një variant që do të ishte edhe më transmetues dhe akoma më fatal. Nuk ka gjasa, nuk dua të jem një zë dënimi dhe zymtësie, por është shumë më e lartë se një rrezik prej 5 për qind që kjo pandemi, të mos e kemi parë as më të keqen.”