zoom

Aktualitet

Bilanci ditor i Covid në Kosovë, 2 viktima dhe 47 raste të reja

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës njoftoi se në 24 orët e fundit ka regjistruar dy viktima dhe 47 raste të reja me koronavirus.

Një viktimë u konfirmua në Gjilan dhe një tjetër në Rahovec.

Rastet e reja pozitive rezultuan pas 2,183 testimeve.

Në raportin e IKSHPK-së po ashtu bëhet e ditur se në 24 orët e kaluara, 202 pacientë janë shëruar nga koronavirusi.

Me këto shifra, numri i përgjithshëm i të infektuarve në Kosovë arrin në 106,489, i viktimave në 2,210 dhe i të shëruarve në 97,877.

Raste aktive aktualisht janë 6,402.