zoom

Aktualitet

Bie nga skela, 55-vjeçari në gjendje të rëndë transportohet në spital

Një 55-vjeçar në Pogradec ka përfunduar në spital pasi është rrëzuar nga skela.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur në fshatin Vërdovë ndërsa burri me iniciale F. K. ishte duke punuar në një ndërtesë 3-katëshe.

Prej rrëzimit, 55-vjeçari ka marrë dëmtime trupore dhe ndodhet në gjendje të rëndë në spital.

Po hetohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.