Aplikacion
Efektivja e policisë u rrëzua aksidentalisht para disa ditësh te Piramida, teksa po shpenzonte kohën me familjen.
Policia ka bërë me dije se ajo ka qenë jashtë shërbimit në momentin e aksidentimit.
Nga detajet e përcjella, 22 vjeçarja ka përplasur kokën në një nga shkallët, çfarë ka sjellë edhe dëmtimin e saj të rëndë.
E reja u transportua te Spitali i Traumës, ku gjatë këtyre ditëve po merrte shërbimin shëndetësor, por fatkeqësisht nuk mundi të mbijetonte.
Ndërkohë grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./ Zoom.al