zoom

Aktualitet

Bie nga biçikleta dhe dëmton rëndë kokën, 6-vjeçari niset me helikopter drejt Tiranës

Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë pasdite në Fushë-Bulqizë.

Një fëmijë 6-vjeçar është rrëzuar, teksa ka qenë duke luajtur me biçikletë, dhe për pasojë ka marrë plagë të rënda në kokë.

Fëmija ka marrë ndihmën e parë mjekësore në Spitalin e Bulqizës dhe më pas është transportuar me helikopter drejt Tiranës.