zoom

Aktualitet

Bie nga 200 metra lartësi, humb jetën 60-vjeçari në Tepelenë

Një 60-vjeçar në Nivicë ka humbur jetën mbrëmjen e djeshme, pasi u rrëzua në një humnerë.

Mësohet se Ali Beta nga Vasjari është rrëzuar nga 200 metra lartësi e për pasojë nuk ka mundur të mbijetojë.

Trupi i tij vijon të mbetet në vendin e ngjarjes, ndërsa pritet që sot të shkojnë Forcat Speciale për ta nxjerrë.