zoom

Slider

“Beteja” me Bernard Arnault, Elon Musk merr sërish “fronin”, është njeriu më i pasur në botë

Tesla e Elon Musk pësoi rënie në aksione gjatë muajve të fundit. Megjithatë, në një raport të fundit nga Bloomberg, u theksua se ai ka tejkaluar edhe një herë pasurinë neto prej 187 miliardë dollarësh të Bernard Arnault, duke u bërë njeriu më i pasur në botë.

Elon Musk vlerësohet se ka një pasuri me një vlerë neto prej 192 miliardë dollarësh.

Vlen të theksohet se të dy biznesmenët kanë pasuri mbi 100 miliardë dollarë dhe prej muajsh konkurrojnë për vendin e parë.

Në dhjetor të vitit të kaluar, Arnault kaloi Musk në vlerën neto pasi Tesla pa një rënie në pasurinë e saj.

Megjithatë, këtë vit pasuria e Musk u rrit për shkak të suksesit të Tesla, SpaceX dhe Twitter, ndërsa pronari i LVMH përjetoi një rënie në pasurinë e kompanisë së tij.