zoom

Bota

Berlini tronditet nga vrasja e shumëfishtë, 5 persona gjenden të vdekur, mes tyre 3 fëmijë

Pesë persona të vdekur, përfshirë tre fëmijë, u gjetën në një shtëpi në jug të Berlinit. Aktualisht policia dyshon për një krim të mundshëm megjithatë po hetohet për ngjarjen tronditëse.

Ishte policia gjermane që gjeti pesë të vdekur në një ndërtesë banimi në Königs Wusterhausen në Brandenburg.

Sipas zyrës së prokurorit publik të Cottbus, trupat kanë plagë me armë zjarri dhe me thikë.

Kryeprokurori publik Gernot Bantleon konfirmoi se mes viktimave ishin dy të rritur dhe tre fëmijë.

Krimi u zbulua pas një telefonatë nga një fqinj i cili tha se nuk i kishte parë prej kohësh banorët e kësaj shtëpie.