zoom

Politikë

“Berishën e kanë tradhtuar tipa si Nishani”. Përplasje mes Edith Harxhit dhe Shemsi Prençit

Edith Harxhi, anëtare e Partisë Demokratike pjesë e “Grupimi për PD-në” dhe ish-kreu i Emergjencave Civile, Shemsi Prençi janë përfshirë në debat në studion e emisionit “Breaking” në Top News.

Deklaratat e Prençit kundër ish-presidentit Bujar Nishani, i fundit, ky që ka kërkuar dorëheqjen e Bashës nga drejtimi i partisë ka irrituar zonjën Harxhi.

Harxhi ka kërkuar që të mos përfliten persona që nuk janë në studio, ndërsa i kujtoi Prençit faktin se kur ai ishte në krye të Emergjencave Civile nuk i përgjigje qytetarëve.

Sipas saj sulmet e Prençit ndaj Nishanit janë inate personale, për shkak se kanë pasur konflikte në kohën kur u është dashur të bashkëpunonin.

Debati i plotë: 

Edith Harxhi: Skam asnjë ditë punë me PS. Si ka mundësi ju që e mbroni kaq shumë Bashën, kur hytë në zgjedhje me LSI-në dhe nuk fituat as votat me mjaftueshme për të siguruar një vend në Kuvend.

Shemsi Prençi: Kanë ata dy drejtuesit atje. Nishani dhe Imami. Imami ka qenë tankist në ’97. Jemi përballur me revolucionin e Imamit.

Edith Harxhi: Nuk e di pse e ju vazhdoni e mbroni zoti Prençi. Nuk dua të vazhdoj me sulme, por unë di që ju nuk i hapnit telefonat kur ishit drejtor i Emergjencave Civile. Nuk keni te drejtë të flisni për askënd që nuk është pjesë e partisë suaj.

Shemsi Prençi: Nuk ka mundësi të më hiqni mua të drejtën e fjalës për çdo lloj problemi në vend. Nishanit i kam thënë publikisht kur ishte Ministër i Brendshëm dhe kur kam dhënë dorëheqjen në Bulqizë.

Edith Harxhi: E dhatë dorëheqjen apo ka diçka tjetër?

Shemsi Prençi: Sali Berishën e kanë tradhtuar tipa si Bujar Nishani.

Edith Harxhi: Do ju lutesha shumë që të vazhdojmë me pyetjet zonjë sepse nuk dua që të flas për persona që nuk janë këtu. Me sa duket e keni personale me Nishanin.

Shemsi Prençi: Jo nuk e kam personale, e kam thënë mendimin që kam publikisht dhe me letra.

Edith Harxhi: Unë nuk shkoj në debate që merren me emra individësh.

Shemsi Prençi: Mos ndjej dhimbje për të tjerët zonjë. Unë ua di shkallën e implikimit ndaj flas, nuk e kanë kauzë.

Edith Harxhi: Ky është një grupim brenda PD me anëtarë të PD-së, kemi marrë edhe takime me strukturat tona në qytete të ndryshme dhe do të këmbëngulim për dorëheqjen e parevokueshme të Bashës. Në zgjedhjet e 22 korrikut nuk duhet të hyjmë me një kryetar aktual që ka regjistruar katër humbje. /Tch