zoom

Politikë

Berisha: Shkrirja e Albanologjisë, sulm i Ramës ndaj identitetit tonë kombëtar

Sali Berisha ka reaguar pas vendimit të qeverisë së Edi Ramës për të shkrirë Akademinë e Albanologjisë dhe e ka quajtuar atë një akt antikombëtar.

Berisha tha se Edi Rama po ndërmerr një sulm të hapur kundër albanologjisë, gjuhës shqipe, shkencave të etnogjenezës, identitetit tonë kombëtar.

“Dënoj me ashpërsinë më të madhe këtë vendim antishqiptar dhe antiligjor të Edi Ramës si një goditje asgjesuese për studimet e gjuhës shqipe, shkencave të etnogjenezës dhe kërkoj anullimin e tij të menjëhershëm”, shkruan Berisha.

Postimi i plotë:

Shkrirja e Akademisë Albanologjike, një akt  antikombëtar e antiligjor i Edi Ramës.

Të dashur miq, Edi Rama po ndërmerr një sulm të hapur kundër albanologjisë, gjuhës shqipe, shkencave të etnogjenezës, identitetit tonë kombëtar.

Ai në kundërshtim me ligjet e Arsimit të Lartë dhe të Akademisë së Shkencave ka pergatitur me ministren e tij të arsimit një vendim për shkrirjen e Akademisë Albanologjike, qendrave dhe instituteve të saja dhe dorëzimin e tyre tek Skendër Gjinushi.

Dënoj me ashpërsinë më të madhe këtë vendim antishqiptar dhe antiligjor të Edi Ramës si një goditje asgjesuese për studimet e gjuhës shqipe, shkencave të etnogjenezës dhe kërkoj anullimin e tij të menjëhershëm.