Aplikacion
Berisha ftoi qytetarët që të votojnë për këtë kandidaturë, që sipas tij do të sjellë ndryshimin e këtij qyteti. Ai shtoi se më 14 maj do të jenë në mision si në 1992, për të rrëzuar monizmin e dytë.
Sipas Berishës, ky është regjimi më i keq që shqiptarët kanë njohur pas atij të Enver Hoxhës.
“Vi sot këtu për të paraqitur para jush, kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Miftar Dautin. Kandidati i fitores, qytetarin e parë të Hasit, me krenari të veçantë dhe bindje se në 32 vite kjo paraqitje është më dinjitoze, sepse paraqitet sot si kandidat i vullnetit tuaj. Me Primaret ne u ndamë përfundimisht nga një formë e vjetër përfaqësimi. Ne besojmë se vetëm njeriu i lirë është i aftë të transformojë, ndaj mbetemi të vendosur në linjën tonë.
Gjithashtu kam bindje se me Dautin ju zgjidhni dhe votoni njëri prej bijve tuaj që mishëron virtytet tuaja më të arrira.
14 është një ditë që ndanë historinë për Hasin dhe Shqipërinë. Në 14 maj ne jemi në një mision të madh, identik me atë që ishim në vitin 1992, për t’u ndarë nga monizmi i dytë. Regjimi më i keq që shqiptarët kanë njohur pas Enver Hoxhës në historinë tyre.
Regjimi i tij, është regjimi i një pushtimi të brendshëm. Monizmat kanë baza të ndryshme, ideologjike, ekstremiste fetare, por studiuesit janë dakord se forma më shëmtuar është ai i bazuar në krim, vjedhjen e drogë. Ky është sot monizmi i Ramës në Shqipëri.