zoom

Politikë

Berisha poston foton e ‘91 në DASH: Ja historia e vërtetë e marrëdhënieve shqiptaro-amerikane

Kryetari demokrat, Sali Berisha, ka vendosur të reagojë ndaj falsifikimit që po i bëhet historisë shqiptaro-amerikane, duke e monopolizuar për llogari të Edi Ramës.

Kryetari demokrat shkruan se do të publikojë rregullisht foto dhe video nga momentet më thelbësore të këtyre marrëdhënieve.

Ai e nis ciklin duke postuar një foto nga 15 marsi i vitit 1991, kur ishte në Departamentin e Shtetit.

Postimi i plotë:

Historia e vërtetë e marrëdhënieve shqiptaro-amerikane në 31 vitet e fundit në foto dhe video.

Miq, për shkak të falsifikimit banal si në kohërat e vjetra të historisë se marrëdhënieve shqiptaro-amerikane të neobllokmenëve dhe mafies së George Sorosit, vendosa te flas dhe të paraqes për ju çdo ditë në foto dhe video të gjitha momentet më  thelbësore të këtyre marrëdhënieve në 100 vjetorin e tyre.

Me 15 mars 1991, foto në Departamentin e Shtetit, me Gramoz Pashkon dhe bashkëatdhetarët tanë At Artur Liolin, Elez Biberaj, Sergio Bytyçi, ditën e rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis Shqipërisë dhe SHBA.