zoom

Politikë

Berisha paralajmëron Ramën: Nuk do njohin kurrë një proces zgjedhor të bazuar mbi votën e vjedhur

Kur mbeten edhe afro 4 muaj nga zgjedhjet vendore të 14 majit, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka paralajmëruar Ramën se në rast se do vijojë me manipulimin e procesit zgjedhor opozita nuk do t’i njohë ato.

Sipas tij nëse kjo ndodh atëherë përgjigja e vetme e opozitës do jetë revolucioni.

“Manipulimi i zgjedheve ka filluar masivisht dhe ne po e ndjekim me intensitet.

Por ne qëndrojmë në vendimin tonë. Në mënyrë absolute do jetë përgjegjës dhe demokratë nuk do tolerojnë kurrë, nuk do njohin kurrë një proces zgjedhor të bazuar mbi votën e vjedhur.

Shqiptarët duhet ta dinë se Edi Rama nuk ikën me votë. Se ky sot në këtë moment që flasim, narkoshtetin e tij e ka shndërruar në një makineri gjigante elektorale, që përdor tonelatat e narko-eurove, përdor makinerinë shtetërore, përdor gjithçka për të dhunuar votën e shqiptarëve.

Përgjigjia është vetëm një: vetëm revolucion”, tha Berisha.