zoom

Politikë

Berisha paralajmëron lëvizje të fuqishme: “Situata është dëshpëruese, nuk ka rrugë tjetër”

Ish-kryeministri Sali Berisha është shprehur se situata pas zgjedhjeve vendore është “dëshpëruese”, por theksoi se demokratët “s’duhet të dorëzohen”.

Ai paralajmëroi protesta, teksa u shpreh se “do të ngrihemi në një lëvizje të fuqishme, kundër armikut më të egër të lirisë së shqiptarëve, Rama dhe qeveria e tij”.

Berisha: “PD duhet t’i rikthehet protestës. E vështirë, sakrificë, por rrugë tjetër, ju garantoj se vetëm veten e gënjejmë.

Ne nuk jemi ata që gënjejmë vetëm, por besojmë të vërtetat. Demokratët dhe opozitarët, duhet të marrin vendime individuale për të dalë së bashku në një betejë të hapur, për votën e lirë. Rama tregoi fytyrën e tij.

Situata është dëshpëruese, të mos dorëzohemi dhe të ngrihemi. Në çdo rrethanë ka vetëm një rrugëdalje të ngrihen për të mbrojtur kombin e tyre nga një proces shkatërrimi që nuk e ka përjetuar asnjë komb tjetër.

Ne do të qëndrojmë, kam bindjen e thellë që do e bëjmë. Demokratët në kushte të vështira, kur ishin shumë herë më pak se kaq kanë ditur të mbrojnë opozitarizimin, vlerat të krijojnë shpresat e të vazhdojnë betejën. Mendoj se në këto etapa duhet të jetë, të lëvizë pasi të përfundojë procesi i denoncimit dhe mbrojtjes së votës, do bëjmë analizën dhe do ngrihemi në një lëvizje të fuqishme kundër armikut më të egër të lirisë së shqiptarëve, Rama dhe qeveria e tij.

Kam besim se idealistët do t’i japin kthesë vendimtare vendit.”