zoom

Politikë

Berisha mbërrin në Prokurorinë e Tiranës: Po thirrem nga Rama, jo nga Basha

Ish-kryeministri Sali Berisha ka mbërritur në Prokurorinë e Tiranës.

Ka qenë ky institucion i drejtësisë që ka dërguar një thirrje për ish-liderin historik të PD-së, për ta marrë në pyetje lidhur me protestën e 8 janarit, ku u panë disa akte dhune.

Ish-kryeministri Berisha ka deklaruar se do të informojë mediat për gjithçka do ndodhë në hetuesi.

“Ju ftoj se sapo të dal nga dera e Prokurorisë do t’ju informoj ju hollësisht. Basha është një vegël i qeverisë, aty thirrem nga Rama unë jo nga Basha. Unë mendoj se duhet tu kërkonte të falur dhe të ndëshkonte policinë, kishte ndaluar njerëz të pafajshëm”, tha ish-kryeministri.