zoom

Politikë

Berisha: Lulzim je i përshtatshëm për burg në Shqipëri dhe SHBA

Nga Kurbini ku po zhvillon takimin e radhës me demokratët, ish-kryeministri Sali Berisha akuzoi kryedemokratin Lulzim Basha se të përfshirë në dosjen “Muzin” dhe “Toyota Yaris”. Për të dyja këto dosje Berisha tha se Basha duhet të përfundojë në burg si në Shqipëri ashtu edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. 

“Zoti Basha dil dhe thuaj pak demokratëve për dosjen “Niko Muzin”, dosje për të cilën je i përshtatshëm për qeli në Shqipëri dhe në SHBA. A e dini ju se çfarë ndodhi me dosjen në apel? Jua them unë. Prokurori nëse nuk i pëlqen një vendim e çon në shkallën më të lartë. Me urdhër të Edi Ramës prokurori nuk e çoi dosjen “Muzin” në shkallën më të lartë, por u la deri sa të kalonin afatet. Trego Lulzim kush ta bëri këtë nder.

Dosja tjetër ajo e “Toyota Yaris” është po aq e rëndë. Më erdhi dhe më tha që do vijë të shtunën makina Toyota Yaris me kaq lekë. I thash unë që nga i di ti? Më tha se i kishte treguar një kamerier nga jashtë. I thash ik thuaj në prokurori që më tha dikush se është shumë e dyshimtë. Nuk shkoi”, tha Berisha.