zoom

Aktualitet

Berisha: Hakmarrje politike, Blinken dhe Kim nuk kanë asnjë provë

Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi në konferencën për shtyp se vendimi kundër tij nga Sekretari i Shtetit, Antony Blinken nuk është bazuar në prova.

Ai tha se kjo është një hakmarrje politike për denoncimet që ka bërë ai për situatën politike në vend, për manipulimet zgjedhore, për depërtimin e krimit në politikë, por mbi të gjitha për denoncimin kundër fondacionit të Soros.

Berisha tha se ky fondacion ka marrë nën kontroll OJQ-të në vend dhe tanimë ka vendosur nën kontroll edhe sistemin e drejtësisë.

Berisha tha se hakmarrja politike ndaj tij ka ardhur edhe për shkak të denoncimit të nismës për ndryshimin e kufijve.

“Mungesa e plotë e transparencës në këtë vendim tregon se është kryekëput politik. Ai po përdoret si armë ndaj kundërshtarit të qeverisë më të korruptuar të Europës,” tha Berisha.

Duke komentuar thirrjet e ambasadores amerikane, Yuri Kim, Berisha tha: “Për mosfutjen time në parlament nuk ka asnjë provë, përveç kërcënimeve me dogmën e barit, siç e ka përdorur Enver Hoxha. Shpreh besimin tim të plotë te barazia e gjykatës. Në këtë planet nuk ekziston asnjë institucion që disponon një provë, fakt apo dokument kundër Sali Berishës”.