zoom

Politikë

Berisha e akuzoi se edhe gjatë meshës po fliste me Ramën, por ja çfarë kishte në dorë Basha

Ish-kryeministri Sali Berisha akuzoi kreun e Partisë Demokratike Lulzim Basha se gjatë ceremonisë në Kishën Katolike ka qenë duke komunikuar me kryeministrin Edi Rama.

Berisha publikoi një foto në rrjetet sociale ku shkruan: “Edhe në shtëpinë e Zotit, në vend të ndjekin meshën flasin me njëri-tjetrin! Zoti i…”.

Por si qëndron e vërtet e fotos së publikuar nga Berisha?

Një tjetër foto e kapur nga një kënd i qartë, tregon se kryedemokrati Basha nuk ka qenë duke përdorur telefonin në meshë, sikundër Rama. Lulzim Basha ka pasur në duar programin e ceremonisë.

Siç mund të vihet re Basha ka pasur në krah ambasadorin e Spanjës në Shqipëri, para tij ishte ulur presidenti Ilir Meta dhe në krah të kreut të shtetit qëndrojnë kryeparlamentarja Nikolla dhe kreu i qeverisë Rama.