zoom

Politikë

Berisha denoncon skandalin: Rama shpalli fituesin e pistës në Elbasan para se të mbyllej tenderi

Në vijim të fjalës së tij kryetari i Partis Demokratike u ndal edhe tek tenderi për pistën e garave në Elbasan.

Ai tha se Rama shpalli fituesin ndërkohë që nuk ishte mbyllur tenderi dhe ndërkohë që kompani botërore po punonin ende për projektet e tyre.

 

Sali Berisha:

 

E morët vesh historinë e fundit, Rama-Balluku. Shpallet tenderi për pistën e garës së makinave, shpallet në Elbasan tenderi për pistën e garës së makinave. Shpallet sot, ndiqen procedurat ligjore siç janë dhe pas 3 ditësh, Edi Rama shpall konkursin, veten kryetar të jurisë, shpall fituesin.

Katër kompani botërore, duke punuar, paraqitur ofertat dhe paraqitur çdo gjë. Dhe e zeron këtë, e thotë se këtë garë e fitoi. Tenderi do edhe 5 javë për tu mbyllur, por shpall fituesin 3 ditë pas shpalljes së tenderit.

Këta kanë humbu çdo lloj sensi. Në këtë rast do të fillojë praktika ‘name and shame’, ‘emëroje dhe turpëroje’. Emërimi është vetëm një; hajdut, ke vjedhur.

Ta dinë qytetarët që ka një hajdut të madh. Eshtë një gjë popullore kjo, por është një gjë e dobishme.