zoom

Lajme

Berisha: Anëtari i shpallur i bandës së Suel Çelës tha se kryetari i vërtetë është Edi Rama

Lideri i demokratëve Sali Berisha gjatë deklaratës me gazetarët, duke cilësuar Artan Hoxhën si pjesëtar të bandës së Suel Çelës, e citoi atë, duke thënë se ‘Edi Rama është kryetari i vërtetë i bandës së Elbasanit’.

‘E vërteta është se askush nuk e ka denoncuar më shumë se Sali Berisha, Suel Çelën dhe çdo Suel Çelë.

Sa i përket lidhjeve me Edi Ramën, ato janë shumë evidente.

Provohet dhe del nga të gjitha dokumentet se është marrë me fushatën elektorale të Edi Ramës, e thotë dhe vetë.

Është Taulant Balla.

Një tjetër që është shpallur anëtar i asaj bande, nuk e di sa është, nuk mund të them, por është shpallur, ai tha se kryetari i vërtetë i bandës është Edi Rama.

Dhe ai di, në këtë drejtim, me këto banda ai di, ka informacione’, nënvizoi gjatë fjalës së tij, kreu i PD-së, Sali Berisha.

Postime të lidhura