zoom

Politikë

Berisha akuza ndaj Mark Markut: Avokat i Lulzim Bashës

Nga Foltorja e Mirditës, ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi se deputeti Mark Marku është bërë avokat i Lulzim Bashës.

“Mirë në Kuvendin e qershorit i the të gjitha ato, por për atë Kuvendin me 1954-shin pse nuk thua gjë? Je bërë një avokat i Lul Bravës. Çfarë të shtyn ty si pedagog dhe intelektual të bësh avokatinë e një njeriu, i cili atyre që të nderuan ty dhe të dhanë mandatin, u hedh helm, gaz, bomba shurdhuese dhe u thotë se 1954 vota janë 5004 vota?”, u shpreh Berisha.

“Ky qëndrim është akt-akuza më e rëndë që i bën vetes tënde. Unë vlerësoj çdo kundërshtar që më del, por ndjej dhimbje të madhe kur njeriu sillet në këtë mënyrë ndaj vetes së tij”, tha ai më tej.

Berisha nënvizoi se dorëheqja e Mark Markut nga mandati i deputetit ishte e gabuar dhe enigmatike.