zoom

Aktualitet

Beqaj nuk kishte të paguante 1,2 mln lekë për dosjen, GJKKO urdhëron SPAK: Jepiani falas…!

Duket se prezenca e tij pothuajse çdo ditë për të lexuar 700 fashikujt e dosjes së koncesionit të Sterilizimit, ku është marrë i pandehur, ka bezdisur jo pak administratën dhe përfaqësuesit e drejtësisë.

Meqenëse ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqja nuk kishte të paguante 1,2 mln lekë të vjetra për dosjen, ka menduar gjykata, duke e vënë “dorën në zemër”. GJKKO urdhëroi sot SPAK që t’i vërë në dispozicion Ilir Beqajt aktet e dosjes, në mënyrë elektronike.

Ish-ministri i Shëndetësisë u paraqit sërish dje në SPAK, për të vijuar me leximin e dosjes së tij voluminoze, e cila ka 700 fashikuj, teksa e ka pasur të pamundur që të paguajë tarifën për të marrë fashikujt e dosjes. Teksa SPAK ka bërë me dije se Beqaj duhet të paguajë 1,2 milionë lekë, ky i fundit ka refuzuar. Në këtë mënyrë, Beqaj po jepte mesazhin se do shkonte më shpesh në SPAK, teksa akuzohet për shërdorim detyre.

Ish-ministri i Shëndetësisë, është nën akuzë për Sterilizimin, bashkë me 8 persona të tjerë, mes tyre dhe ish-zv.ministri Klodian Rrjepaj dhe biznesmeni Ilir Rrapaj. Beqaj refuzoi që të paguante 1 milion e 200 mijë lekë për çështjen. Beqaj i ka mohuar akuzat për shpërdorim detyre, por sipas SPAK, kostot e tenderimit dhe shërbimeve përkatëse janë fryrë qëllimisht, me objekt përfitimi. /ZOOM.AL/