zoom

Aktualitet

“Bentley”, “Mercedes” e “Audi” të mbuluar kuqezi/ Si e festuan shqiptarët Pavarësinë në Tiranë?

Shqipëria feston këtë të hënë 110-vjetorin e pavarësisë, e cila është shoqëruar me urime të shumta të faktorëve politikë të vendit tonë, por edhe të huaj që në orët e hershme të paradites sotme.

Me këtë rast u zhvillua edhe një koncert madhështor në sheshin “Skënderbej” në Tiranë, prej nga Dua Lipa ftoi të gjithë të pranishmit të festojnë së bashku festën e Pavarësisë, ndërsa i falënderoi të gjithë për mbështetjen që i kanë dhënë.

Festimeve, nuk kanë ngurruar t’iu bashkohen edhe qytetarët e tjerë, të cilët kanë “marshuar” në rrugët e kryeqytetit me automjetet e tyre.

Në një video të siguruar nga LSA, duket qartë se ndër makinat e përdorura nga shqiptarët janë ndër markat më luksoze, si “Bentley”, “Audi” dhe “Mercedes Benz”.