zoom

Slider

Bëmat e patronazhistëve nuk kanë fund edhe Gianni De Biasi në lupën e tyre, ish trajneri: Pra edhe unë e paskam një spiun?!

“Survejimit” nga patronazhistët e Partisë Socialiste nuk i ka shpëtuar as ish-trajneri i Kombëtares shqiptare, Gianni De Biasi. Ky i fundit mbahej nën vëzhgim nga nga patronzhisti i PS, i cili raportonte në parti rreth teknikut 64 vjeçar.

Së fundmi, De Biasi ka dhënë një intervistë për “Panorama Sport”, ku i është shpjeguar se për çfarë bëhej fjalë. Në fillim trajneri italian nuk e ka kuptuar se çfarë ishte patronazhisti dhe çfarë debati ka shkaktuar kjo gjë në Shqipërinë “e tij”. Por në fund ai e kuptoi dhe e preu shkurt: “Ah, po flasim për spiunë pra. Thuaj spiun se më lodhe…”, thotë De Biasi.

Mister, a keni dëgjuar ndonjëherë për “patronazhistin”?

Ç’dreqin është ky?

Është një vullnetar që aderon në një parti dhe siguron të dhëna për qytetarë të ndryshëm, të cilët ai i ka në “patronazh” dhe informon se për kë votojnë, çfarë bindjesh kanë etj…

Edhe ç’lidhje kam unë me këtë?

Prej dsa ditësh në Shqipëri është bërë publike lista e Partisë Socialiste për qindra mijëra qytetarë dhe aty figuron edhe emri juaj.

Po me mua ç’kanë? Pse duhet të jetë emri im aty…?

Po, sepse edhe ju keni një patronazhist…

Prit pak prit, se këtë termin që përdorni me sa kuptoj e keni fjalën për dikë që raporton për mua apo për të tjerë se çfarë bëjmë, kë votojmë, etj…

Pak a shumë…

Ah, po dakord pra, por thuaj “spiun”. Këta janë spiunë… Pra edhe unë e paskam një spiun?! Uh, e çuditshme.