zoom

Politikë

“Bëhu njëherë trim, hë të keqen”! Meta fton Ramën në përballje televizive

Presidenti Ilir Meta fton në përballje televizive, mbrëmjen e sotme, kryeministrin Edi Rama.

Përmes një mesazhi në “Facebook”, në ditën e fundit të fushatës elektorale, Meta i drejtohet Ramës, duke i thënë se “Të ftoj edhe ty të bëhesh trim dhe të vish sot në një përballje televizive para shqiptarëve. Nëse ke siklet të vish vetëm merr kë të duash me vete”.

Mesazhi i Metës:

Një ftesë e sinqertë për Kapedanin e Bllokut! Sot në ora 20:45, jam i ftuar për një intervistë live në Syri TV nga Çim Peka. Të ftoj edhe ty të bëhesh trim dhe të vish sot në një përballje televizive para shqiptarëve. Nëse ke siklet të vish vetëm merr kë të duash me vete, deputet nga partia ose hajde bashkë me të gjithë “të fortët” e tu. Nëse ti nuk do debat televiziv tek Çimi, unë e le atë për ty dhe vij kudo që të jesh ti. Vetëm të lutem më thuaj! Bëhu njëherë trim, hë të keqen, se dita e Llogaridhënies erdhi. Të lutem më thuaj! Po pres me padurim përgjigjen tënde o trimi i xha Jahos!