Aplikacion
Ligji i quajtuar ‘’Akti për Mbrojtjen e Fëmijëve’’, ka si qëllim ruajtjen dhe mirëqënien e fëmijeve dhe luftën kundër pedofilisë.
Komisioni Europian e kundërshton këtë ligj dhe ka nisur veprime ligjore kundër Budapestit herët këtë muaj.
Këtë javë,Kryeministri i Hungarisë Viktor Orban deklaroi se do të mbajë një referendum rreth ligjit kontroversial.
Brukseli deklaroi sot se i shikon referendumin si ‘’një procedurë të brendshme’’ dhe do të vazhdojë me cështjen ligjore kundër Hungarisë.
‘’Hungaria ka dështuar të shpjegojë pse ekspozimi i fëmijëve tek përmbajtjet LGBTIQ është kaq e dëmshme për mirëqënien e tyre ose jo në përputhje me interesat më të mira të fëmijës’’ , Tim McPhie, zëdhënësi i Komisionit Europian deklaroi të enjten. ‘’Ata diskriminojnë njerëzit duke u bazuar tek orientimi seksual i tyre.’’
Ligji i ri Hungarez ndalon aksesin tek përmbajtjet që promovojnë ose portretizojnë ndryshimin e gjinisë ose homoseksualitetin. 3 nga 5 pyetjet e referendumit do të jenë për promovimin që i bëhet ndryshimit të gjinisë të fëmijëve.
Sipas pjesëtares franceze të Parlamentit Europian Gwendoline Delbos-Corfield, ligji do të bënte minimunin për të mbrojtur fëmijët.
‘’Aspekti i mbrojtjes së fëmijeve zë një pjesë shumë shumë të vogël në ligj,pjesa tjetër e ligjit i ndalon fëmijët që te kenë akses tek informacioni normal seksual,informacioni normal sanitar, i cili është shumë i domosdoshëm dhe informacion për të ndërtuar veten’’. Informacioni është i ndaluar nga ky ligj. Mbrojtja e fëmijës është në minimum.’’
Referendumi do të mbahet gjatë fundit të këtij viti ose në fillim të vitit tjetër,përpara zgjedhjeve parlamentare në Hungari të cilat do të mbahen në prill.