zoom

Sport

Bayern Munchen triumfon në klasiken gjermane, dopieta e Lewandowskit përmbys Dortmundin (Video)

Bayern Munchen edhe njëherë tjetër tregon dominimin e tij, madje në fushën e Borussia Dortmund, teksa fitoi 3-2 me përmbysje dhe shkëputet në krye të Bundesligas.

Gjithçka ka nisur mirë për Borussia-n, që ka kaluar në avantazh me Brandt në minutën e 5-të. Miqtë kanë barazuar katër minuta më mbrapa me Lewandowski-t, pas një gafe të Hummels në mbrojtje.

Në fundin e pjesës së parë ka ardhur përmbysja e bavarezëve me Coman, përsëri pas një gabimi në mbrojtje të Hummels. Pjesa e dytë ka nisur me një gol të mrekullueshëm të Haaland në minutën e 48-të.

13 minuta para fundit të ndeshjes, Bayern ka fituar një penallti pas një prekje të topit me dorë në zonë nga ana e Hummels. Te pika e bardhë është paraqitur Lewandowski, i cili nuk ka gabuar dhe i ka dhuruar Der Klassiker skuadrës së tij.