zoom

Sport

Bayern marshon drejt titullit, bavarezët shkatërrojnë Kolnin

Bayern Munchen ka vijuar me fitore edhe në Bundesliga.

Skuadra bavareze mposhti 5-1 skuadrën e Kolnit në ndeshjen e vlefshme për javën e 23-të në elitën e futbollit gjerman.

Ishte fillimisht, Maxim Chupo-Moting i cili zhbllokoi shifrat në “Allianz Arena” në min (18′).  Golin i dytë për Bayernin erdhi shpejtë, ishte Robert Lewandowski i cili dyfishoi rezultatin në min (33′), duke shënuar golin e tij të 28-të në Bundesliga. Pjesa e parë përfundoi me rezultatin 2-0 në favor të Bayernit.

Në pjesën e dytë, miqtë rrezikuan dhe arritën të shënojnë. Ishte Skhiri i cili shënoi në min (49′).

Leëandoëski shënoi sërish në min (65′), ky ishte goli i tij i dyte personal në këtë ndeshje. Goditjen përfundimtare e dha Serge Gnabry me dy golat e tij, përkatësisht ai shënoi në min (82′) dhe (86′).

Pas kësaj fitore, Bayern kryeson kampionatin me 52 pikë të grumbulluara, 5 më shumë se ndjekësit e RB Leipzig.