zoom

Slider

Bayern ”fut ujë në mbrojtje”, legjenda Matthaus kritikon investimin e ardhur nga Serie A

Bayern Munchen ka një potencial të madh në aspektin ofensiv, por reparti i mbrojtjes po zhgënjen.

Edhe pse bavarezët e kanë patur mbrojtjen, pikë të fortë, këtë sezon kanë pësuar 12 gola deri tani.

6 në 6 takimet e Bundesligës, 3 në finalen e humbur në Superkupë ndaj Leipzigut. Dhe 3 kundër Manchester United në Champions League.

Legjenda e Bayern Munchen, Lothar Matthaus ka kritikuar Min-jae Kim, për kartonin e të cilit rekordmenët gjermanë paguan 50 mln euro në arkat e Napolit.

“Kim nuk është ende aty ku shpresonim të ishte. Ai është një faktor pasigurie te Bayerni, i duhet akoma kohë për t’u përshtatur në Bundesliga. Nuk kam asgjë personale ndaj lojtarit, por ai nuk është ende në lartësinë e pritshmërive”, u shpreh Matthaus në lidhje me 26-vjeçarin nga Koreja e Jugut.

Probleme kanë shfaqur edhe Upamecano dhe De Ligt, dhe drejtuesit e Bayernit po synojnë të rikthejnë Jerome Boateng. I cili qëndron pa skuadër prej verës.

35-vjeçari kaloi 10 vite me fanellën bavareze, duke fituar në total 22 trofe gjatë aventurës me skuadrën më të fortë në Gjermani. /zoom.al/