zoom

Aktualitet

Bashkia Tiranë padit Ilir Metën: Ka zgjedhur të mbaj anën e uzurpuesit

Pas incidentit në selinë e partisë Fryma e Re Demokratike, Bashkia e Tiranës ka paralajmëruar se do të kallëzojë penalisht Presidentin e Republikës Ilir Meta dhe çdo person që ka penguar lirimin e ambienteve.

Në një reagim për mediat, bashkia ka sqaruar se Fryma e Re Demokratike së bashku me disa parti të tjera duhet të lirojnë zyrat shtetërore, pasi nuk plotësojnë kushtet ligjore dhe nuk kanë marrë në zgjedhjet e fundit 1% të votave.

“Mesa duket kreu i shtetit, në kundërshtim me funksionin që ai ushtron, këtë rast ka zgjedhur të mbaj anën e uzurpuesit të një godine që prej vitesh me radhë është pompuar me të madhe që prona duhet t’i shkojë pronarit”, deklaron Bashkia e Tiranës.

Nga ana tjetër, bashkia vë në dukje se acarimi i situatës gjatë ditës së stome ndodhi si pasojë e një keqkuptimi, pasi inspektorët ishin nisur për të shkuar në zyrat që bashkia ka në këtë godinë e nuk kishin lidhje me FRD.