zoom

Të gjitha

Bashkia e Tiranës përfundon listën me 600 fitues për kreditë e buta, ja kur do shpallet

Listat e fituesve që kanë aplikuar për kredi të butë do të kalojnë në këshillin bashkiak brenda muajit shtator.

Kandidatë fitues janë 600 e pak qytetarë, të cilët do të marrin dhe lajmin e mirë që të shkojnë ne bankat e nivelit të dytë për të parë gjithë elementët dhe normat e interesit.

Në fazën e parë kanë qenë 2419 aplikantë, ne fazën e dytë 1600, të cilët plotësuan dokumentacionin e saktë.

Për shkak se aplikimet për të kërkuar kredi të butë kanë pasur interesim të madh, është vendosur që në fund të këtij viti të bëhet thirrja e re për t’u dhënë mundësi më shumë qytetarëve që të jenë përfitues në bashkëpunim me Ministrinë e Financave.

Rritja e çmimeve të apartamenteve në kryeqytet, por edhe vështirësitë ekonomike që vitin  e fundit erdhën si pasojë e ndikimit nga lufta e Ukrainës, kanë qenë shkak që të rritet interesi për kreditë e buta.