Aplikacion
Në një intervistë në “Top Story”, Olta Xhaçka argumentoi se, sipas saj, nuk ka asnjë vendim a parashikim ligjor që të ndalojë familjarët e ministrave dhe deputetëve të merren me biznes.
I tillë ishte edhe rasti i bashkëshortit Artan Gaçi, sipas saj.
Olta Xhaçka deklaroi se deri më tani nuk ka komentuar akuzat për të lënë institucionet të flasin.
“Në fakt puna si ministre ka qenë e gjatë, kanë qenë tre poste ministrore, kështu që pas një eksperiencë kaq të gjatë mendoj se është e përligjur të kesh një moment refleksioni. Përballem me një lumë shpifjesh dhe akuzash e kam rikonsideruar shijen e këtij profesioni dhe pasioni. Nuk kam folur se kam respektuar institucionet. Opozita akuzon se jam në papajtueshmëri mandati dhe se mazhoranca po më mbron për të mos shkuar në “Kushtetuese”.
Ka pasur momente që kam menduar që çfarë na duhet statusi i investitorit strategjik… por ky status nuk është favor, është thjeshtë një stimul që qeveria ia bën ekselencës për të investuar drejt sektorëve prioritet të ekonomisë. Nuk ka vendim që përjashton familjarë të deputetëve apo ministrave të merren me biznes dhe të mos diskriminohen. Ndalesa është që nuk mund të përfitojnë të ardhura nga prona publike, nuk mund të përfitojnë prona publike”, u shpreh Olta Xhaçka./ Zoom.al