Aplikacion
Megjithëse është vetë një personazh publik që shumë e kanë idhull, ajo vetë duket se admiron reperin e famshëm dhe ky është dueti i jetës së saj.
“Satellite” titullohet kënga e tyre e përbashkët, që po pëlqehet në masë nga fansat e dyshes.
Ky projekt i bashkohet albumit “Bebe” të artistes shqiptare, që do të publikohet më vonë, më 28 prill.
Teksa shijon komentet për sukseset në karrierën e saj, Bebe Rexha është përballur shpesh së fundmi edhe me komente për peshën.
E vetëdijshme për ndryshimet që ka pësuar, këngëtarja ka bërë një kërkim në TikTok me shkrimin “Pesha e Bebe Rexhës”, ku ka parë disa nga komentet e fansave të saj, të cilat më pas i ndau me ndjekësit në Twitter.
“Ti shohësh është shumë shqetësuese. Unë nuk jam e mërzitur sepse është e vërtetë. Kam shtuar në peshë. Por kjo është thjesht e keqe. Faleminderit të gjithë njerëzve që më duan pa marrë parasysh çfarë”, Rexha në Twitter.
Ndërkohë një nga komentet që i ishte bërë këngëtares, ishte një fanse që kishte shkruar: “E dua atë për faktin se është kaq unike dhe reale, ajo e do veten e saj brenda dhe jashtë dhe ne mund ta shohim këtë”.
Më tej, ajo publikoi një tjetër status në Twitter, ku shkruante: “Unë gjithmonë kam vuajtur me peshën time. Më pëlqen të ha”.
Macron do të shpallë kryeministrin e ri francez në përpjekje për të rivendosur stabilitetin