zoom

Aktualitet

Bashkëjetonte me një vajzë, i riu shqiptar i fshin rrjetet sociale dhe e vesh me të zeza 20-vjeçaren. Pas ndarjes nuk e lejon të ketë lidhje

Një ngjarje e pazakontë është shënuar në Itali ku protagonist ka një vajzë italiane dhe një shqiptar.

I riu kishte nisur një histori dashurie me një 20-vjeccare italiane dhe pas një farë kohe ata kishin vendosur që të bashkëjetonin.

Gjatë periudhës së bashkëjetesës me vajzën, e cila zgjati më pak se një vit, përveç se e detyroi atë të ndërpresë çdo marrëdhënie me miqtë dhe të fshijë profilet e saj sociale, ai i kishte vendosur asaj një ‘kod të veshjes’ të vetin, duke e lejuar atë të përdorte vetëm rroba të errëta.

Ajo nuk kishte duruar dot më dhe kishte vendosur që të ndahej, nga i riur. Por kaluari i presionit psikologjik nuk do të përfundonte këtu pasi edhe pas ndarjes ai nuk e lejonte që të kishte një lidhje.

I riu i kishte dërguar asaj disa mesazhe, duke e kërcënuar me vdekje në rast se ajo fillonte një lidhje të re romantike.

Për më tepër, ai i kishte dëmtuar makinën e gjyshes nga nëna, viktimës, kishte lyer derën e një apartamenti në pronësi të gjyshërve nga babai i vajzës me shkrime fyese dhe ofenduese dhe kishte dëmtuar derën e godinës ku ajo jetonte me nënën dhe gjyshen e saj.

Më në fund, në kulmin e përshkallëzimit të akteve persekutuese, në fund të dhjetorit, me ndihmën e një bashkëpunëtori të paidentifikuar, ai hodhi një ‘bombë’ letre në ballkonin e shtëpisë së vajzës, duke shkaktuar dëme në strukturë dhe mbi të gjitha duke krijuar panik.

Një rrethanë, kjo e fundit, e cila konfirmoi më tej rrezikun e tij gradualisht në rritje.

Pas arrestimit, burri u dërgua në burg në San Vittore.