zoom

Politikë

Basha takim me delegacionin nga Senati Amerikan dhe ambasadoren Yuri Kim

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, do të zhvillojë këtë pasdite një takim me një delegacion nga Senati Amerikan. Rreth orës 15:20 delegacioni amerikan ka mbërritur në selinë e PD, i kryesuar nga ambasadorja e SHBA-ve në Tiranë Yuri Kim.

Ka qenë nënkryetarja e PD Jorida Tabaku ajo që i ka pritur nga jashtë selisë e më pas e ka shoqëruar ambasadoren Kim dhe delegacionin amerikan në PD.

Mësohet se në takim me kryedemokratin Basha do të jenë disa zyrtarë të Senatit Amerikan, si dhe ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim.