zoom

Politikë

Basha: Shqipëria, vendi me pagën minimale më të ulët në Evropë

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në një postim që ka publikuar në rrjetet sociale, thotë se Shqipëria është vendi me pagën minimale më të ulët në Evropë. Për këtë, Basha citon raporton e Eurostat.

“A është Shqipëria vendi me pagën minimale më të ulët në Evropë? Po. Sipas Eurostat, Shqipëria rezulton vendi që ka pagën minimale më të ulët në Evropë“, shkruan Basha.

Këtë të dhënë kryedemokrati e rendit ndër “100 dështimet” e kryeministrit që sipas tij i përkasin 8 viteve të qeverisjes nga socialistët.