zoom

Politikë

Basha sërish mbi makinë: Rama kryeministër ishte aksident për Shqipërinë

Ashtu si në Vlorë, edhe në Berat, Lulzim Basha u gjit mbi makinën e tij për të përshendetur turmën e simpatizantëve që e priste.

Kryetari i Partisë Demokratike i ka injoruar thirrjet e kryeministrit Rama që të shmangë grumbullimet. Ai u tha qytetarëve se mbështetja tregon se të gjithë duan ndryshimin, teksa e konsideroi zgjedhjen e Edi Ramës si kryeministër, një aksident për Shqipërinë.

“Ju falënderoj nga zemra për këtë pritje të jashtëzakonshme, prekëse dhe emocionuese, në Beratin e kulturës.

Jam shumë i prekur dhe i emocionuar nga kjo pritje në Beratin e lashtësisë dhe kulturës. 8 vjet më parë Shqipërisë i ndodhi një aksident kur u zgjodh Edi Rama kryeministri, por kjo nuk do të jetë e ardhmja jonë. Nga Jugu në Veri takoj qytetarë që duan ndryshim. Dhe ne jemi shpresa dhe jemi forca që do ta bëjmë këtë ndryshim të mundur.

Do t’i japim fund shpërdorimit të parave me tendera korruptiv dhe fasada që i prish shiu i parë. Hani i Hotit-Përmet do të jetë një nga projektet më të rëndësishme të infrastrukturës. Për 8 vite me radhë paratë e shqiptarëve i degdisën te një grusht njerëzish”, u shpreh Basha.