zoom

Politikë

Basha-Ramës: Je trim në ekran, por kur të ftoj në debat ke frikë

Kryetari i Partisë Demokratikre Lulzim Basha gjatë një takimi elektoral në Burrel, përsëriti ftesën e tij për një debat televiziv me kryeministrin Edi Rama.

Sipas Bashës, Rama bëhet trim në ekra ku shan dhe përbalt këdo por kur vjen puna te debati hesht.

“Shmang edhe debatin, që ju e dini, këtu në Mat keni disa fjalë të urta për trimërinë e burrave. Zgjuarsinë pas Kuvendit dhe trimërinë pas lufte. Trim në ekran duke sharë dhe përbaltur këdo, sigurisht preferencë ka opozitën, por nuk ja kursen akujt që i del përpara, por kur e ftoj në debat e qep gojën, ka frikë nga debati. Unë nuk e ftoj për veten time se nuk më merr malli të bëj debat me të, por në një vend demokratik është detyrim ndaj qytetarëve debati, e ke detyrim të thuash cfarë bëre 8 vite me pushtetin, ashtu sikur unë e kam detyrim të them çfarë kam në plan për qeverisjen”, tha Basha.