zoom

Politikë

Basha: Rama ka 8 vite që ju gënjen, do t’ia hapni derën për herë të tretë?

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka vizituar një fabrikë të përpunimit të ullirit në qytetin e Belshit. Pronari i fabrikës, Besim Leka, tha se edhe pse prodhimi është i madh, mungesa e tregut ka bërë që shumë vaj t’u mbetet stok fermerëve.

“Fabrika ka 20 kuintal në orë, 15 punon zakonisht, janë kënaqur dhe fermerët këtu nga puna që bëhet. E keqja është se nuk ka treg. Nuk ka treg fare! Ja dhe sivjet që kemi patur shumë ullinj, ka ngelur vaji nëpër shtëpitë e fermerëve. Është shumë e keqe kjo punë janë plot. Prodhimi nuk shitet. Këto janë të këqijat. Duhet të ndihmojë qeveria. Vetëm qeveria mund të bëjë diçka për këto.” – u shpreh Besim Leka.

Basha e ka konsideruar vajin e ullirit si një produkt që Shqipëria e ka mundësinë ta eksportojë në tregjet e huaja, ajo që duhet është vetëm mbështetja e shtetit që ka munguar në 8 vitet e fundit. Ai u zotua se me qeverinë tij, ndihma e parë që do të kenë prodhuesit e vajit do të jetë subvencioni për të ngopur tregun vendas dhe depërtimin në tregun e huaj me anë të certifikimit të tij.

“Aftësia për ta eksportuar, dhe për ta eksportuar me çmime të mira është tërësisht në dorën e shtetit. Pra kryesorja është që të garantojmë që vaji ynë të arrijë në tregjet e huaja. Për këto duhet të bëjmë dy gjëra: E para e punës certifikimin, që është detyrë 100 për 100 e shtetit. Dhe e dyta këtë që the, me diplomacinë ekonomike të garantojmë atë që the tregun e vajit të ullirit. Tani po të them diçka, në zyrën time si kryetar opozite kanë ardhur ambasadorë të huaj të cilët janë interesuar për të marrë vajin shqiptar për tregjet e vendeve të tyre. Deri sa kanë ardhur tek unë, mendja ta do që kanë qenë edhe në zyrën e kryeministrit. Nuk ka lëvizur gishtin për këtë punë.

Dhe subvencionet me programin tonë do të jetë ndihma e parë që do të keni. Që do të thotë kosto do të jetë edhe më e ulët, e para. E dyta, që të mos mbetet kështu, të depërtojë, e para punës të ngopë tregun vendas. Po të shkosh në Tiranë, të futesh në supermarkatat e Tiranës më kollaj e ke të gjesh vajin italian sesa vajin shqiptar. Kur ta sjellësh t’i me çmim konkurrues me çmimin e vajit Italian atëherë edhe supermarkata edhe dyqani ushqimor i lagjes do ta shesë aty dhe qytetari të zgjedhë një vaj që është cilësor me çmim të pranueshëm. E dyta që është absolutisht e mundur është që ne ta eksportojmë vajin se eksportimi i vajit bëhet vetëm kur qeveria bën detyrat e saj që ta certifikojë dhe e dyta lë lidhë marrëveshje. Aty pastaj qeveria e kap lepurin me qerre, sjell ti vaj tek unë merr edhe vajin tim ose përndryshe jek e jek. Pra kemi mundësi të jashtëzakonshme për të gjitha prodhimet tona, për të gjitha edhe për shalqirin edhe për mandarinën edhe për portokallin por ama për vajin e ullirit që është një treg i cili po rritet. Vit për vit rritet. Vit për vit rritet nuk e di se sa përqind. Për disa prodhime, për disa mallra ushqimore, për disa prodhime ushqimore, perspektiva globale është e shkëlqyer. Qeveria jonë do ta ketë prioritet eksportin e vajit të ullirit dhe subvencionimin e fermerit shqiptarë. Certifikimi i vajit të ullirit, sigurisht dhe mbështetja ndaj përpunuesve do të bëje te mundur që ne tregun tonë ta sjellin më çmim konkurrues dhe në tregjet e jashtme po kështu ta sjellim me cilësi të lartë dhe çmim konkurrues dhe ne këtë mënyrë dalim edhe ne edhe konsumatorët tanë. Kur them ne e kam fjalën edhe fermeri, edhe përpunuesi, edhe shteti.” – tha Basha.

Gjatë bisedës, kryetarit Basha ju ankuan edhe fermerët e duhanit të cilët thanë se qeveria jo vetëm i ka harruar, por edhe në zyrat e shtetit nuk i pranojnë.

“Dominon ulliri sigurisht, po neve ca do na bëhet me këto lekët e duhanit sepse po them të vihet në lëvizje kur të vini ju në pushtet, të paktën ta keni në konsideratë këtë. Se ata na kanë thënë dhe këtë shprehje, që ik largohu, nuk të kam thënë unë mbjell këto. Mirë mo vëlla t’i s’më ke thënë mbjell as duhan, po unë bujk jam. Këto s’japin asnjë përgjigje. Ne i kemi shpresat tek juve.” – u shpreh fermeri Nazmi Caka.

Basha tha se kjo është një nga gënjeshtrat e mëdha të kësaj qeverie që u bëri prodhuesve të duhanit. Sipas tij, kjo është kthyer në monopol të qeveritarëve të korruptuar ashtu siç ka ndodhur me naftën dhe kromin. Ai gjithashtu premtoi se programi i Partisë Demokratike për bujqësinë që është ndërtuar nga ekspertët më të mirë në vend, parashikon subvencione edhe për industrinë e duhanit dhe duke hapur tregun, ky prodhim do konkurroj denjësisht.

“Ata jo vetëm që ju kanë thënë merruni me duhan, po ata ju kanë premtuar edhe çmimin. Se unë e mbaj mend, po thashë guxim të madh paskan marrë me premtuar çmimin e duhanit. Kur futet monopoli bashkë me qeveritarin e korruptuar, këtu merr fund çdo gjë. Kjo që ka ndodh me duhanin ka ndodhur edhe me naftën, kanë ndodhur edhe me kromin. Problemi ju ka ardhur nga ai që iu erdhi e ju tha që do të rrisë çmimin e duhanit sa për t’iu marrë votën, ju gënjeu dhe iku.

Ka 8 vjet që ju gënjen, do ja hapni për herë të tretë? Unë kam fol me vepra, prapë me vepra do flas. Edhe industrinë e duhanit do ta ndihmojmë, jo me monopolizëm, as me premtime boshe, me subvencione duke hapur tregun dhe duke u mundësuar që prodhimi juaj të konkurrojë denjësisht. Ne kemi mundësinë të kthehemi në një nga vendet kryesore të eksportit të vajit të ullirit në vend, por meqë më përmende duhanin po të them si duhani, si shafrani, si bimët e tjera, çfarë janë bimë medicinale që kanë një treg eksporti do të kenë prioritet. Që të jemi të sinqertë nëse thonë do mbjellim oriz, mendohuni dy herë se mbilleni për ta mbjellë, por ke kaq vende që prodhojnë oriz me çmim të ulët saqë nuk do ia dalin dot. Prandaj duhet edhe eksperti. Ekip ekspertësh të bujqësisë ku fus edhe blegtorinë, edhe agro-përpunimin si Partia Demokratike nuk ka askush në këtë vend dhe në e kemi studiuar në çdo aspekt dhe kemi gati planin për t’ju mbështet edhe me këshillë sepse ju keni nevojë edhe për këshillë. Të njohin tregun, tregun rajonal, tregun mesdhetar, tregun europian që është tregu më i madh. Kjo bëhet në konsultim me ju, duke ju këshilluar dhe mbi të gjitha duke ju subvencionuar.
Nesër do të keni një qeveri qe nga mëngjesi deri në darkë të gjithë zyrtarët ose do të punojnë për ju ose do shkarkohen nga detyra, duke filluar nga unë i pari. Asgjë s’ka ndodhur rastësisht. Ai tunel nuk është bërë rastësisht. Ju e dini plani i parë ishte rruga që kalonte nga Baldushku në Papër. Ju kam premtuar si i pari i Elbasanit atëherë, që unë do luftojë deri në pikën e fundit që mos bëhet ai projekt dhe të bëhet ky projekt dhe ja ku u bë projekti. Ku ka vullnet, ku ka dëshirë aty gjendet dhe rruga për të arrit çdo objektivë.” – tha Basha.