zoom

Politikë

Basha: Paketa antiCovid e Shqipërisë, më e ulëta në Evropë

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha u ndal edhe sot te pandemia e koronavirusit.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Basha renditi një tjetër dështim sipas tij të kryeministrit Edi Rama, ndërsa shtoi se vendi ynë është i fundit në Evropë sa i takon ndihmës ekonomike për shkak të pandemisë.

“100 dështimet e Ramës në 8 vite. Si renditet Shqipëria për ndihmën ndaj familjeve dhe bizneseve të prekura nga pandemia? Përgjigja: Paketa e ndihmës anti-covid e Shqipërisë është më e ulëta në Europë”, shkroi Basha në story-n e tij në Instagram.