zoom

Politikë

Basha nuk njeh zgjedhjet: 25 prilli masakër elektorale, vazhdojmë deri në rrëzimin e regjimit Rama-Doshi-Rakipi

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha me anë të një deklarate për mediat ka folur edhe një herë për zgjedhjet e 25 prillit.

Basha i ka cilësuar zgjedhjet një masakër zgjedhore. Ai ka shtuar se PD-ja po vazhdon mbledhjen e fakteve të asaj që ka ndodhur në zgjedhjet e 25 prillit.

“25 Prilli është një masakër elektoral dhe viktima nuk është Partia Demokratike . Vazhdojmë mbledhjen dhe faktimin e masakrës elektorale”, u shpreh kreu i PD-së ndër të tjera.

Fjala e plotë:

Së pari, dua të falënderoj nga zemra të gjithë  forcat pjesëmarrëse të NATO-s në veçanti forcat e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe të gjithë vendeve pjesëmarrëse në një ushtrim historik “Defender Europe 21”. Kam krenarinë e veçantë dhe privilegji t’ju uroj mirë se ardhjen këtij ushtrimi të paprecedentë të NATO-s që nga  përfundimi i Luftës së Dytë Botërore në bregun lindor të Adriatikut dhe të shpreh krenarinë legjitime  që Partia Demokratike, qeverisja jonë dhe unë në rolin tim si Ministër i jashtëm mundësuam atë që dikur dukej si një ëndërr e pamundur anëtarësimin e Shqipërisë në Aleancën më të fuqishme politike, ushtarakë të botës.

Ju uroj mirë se ardhjen të gjithë forcave aleate   të kryesuara nga partneri ynë strategjik dhe ju uroj Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë ndonëse në kushte shumë të vështira prej neglizhencës 8-vjeçare që ta mbajnë lart standardin, flamurin dhe krenarinë e kombit tonë me pjesëmarrjen në këtë ushtrim të një rëndësie të veçantë strategjike  që do t’i tregojë të gjithë rivalëve potencialë të Aleancës së Atlantikut të Veriut se  aleanca është e gatshme të përballet me çdo Agresion dhe ta zmbraps atë nëse vlerat rreth të cilave në bashkohemi janë të pacenueshme duke filluar me vlerat e lirisë, e demokracisë e duke vazhduar me stabilitetin rajonal ballkanik që fillon me respektimin e kufijve e integritetin territorial të të gjitha shteteve duke përfshirë Republikën e Kosovës.

Le të jetë ky një mesazh i qarrtë për këdo që ëndërron kthimin e Ballkanit në një fuçi baruti apo në një teatër lojërash territoriale dhe një paralajmërim i qartë për despotët e Ballkanit se kjo aleancë nuk një aleancë ushtarako-politike , por një aleancë politiko-ushtarake në bazë të së cilës qëndron demokracia,, pra zgjedhjet e lira dhe të ndershme dhe sundimi i ligjit.

Së dyti, 25 prilli është një masakër elektorale viktima e të cilës nuk është Partia Demokratike dhe deputetët tanë se rezultati ynë flet qartë, besimi, shpresa që zgjuam dhe bashkuam pavarësisht prej rolit të pa precedentë të krimit të organizuar parave të pista të krimit dhe siç tha edhe raporti paraprak i OSBE-ODHIR-it, shkrirjes së vijave ndarëse midis partisë dhe shtetit nuk ja doli dot të zvogëlonte apo të ulte përmasat e një bashkimi të jashtë2zakonshëm të shqiptarëve ndaj dhe detyrimi ynë i parë është para të gjithë shqiptarëve, jo thjesht dhe vetëm para kandidatëve për deputetë apo para militantëve, mbështetësve të Partisë Demokratike që kanë bërë një betejë historike duke pasur gjithçka kundër dhe ja kanë dalë në këtë betejë bashkë me të gjithë shqiptarët të rikthejnë shpresën dhe besimin se ky vend mund dhe do të ndryshojë.

Thënë kjo një gjë është e sigurt ndërsa ne vazhdojmë mbledhjen dhe faktimin e manipulimit të masakrës zgjedhore të 25 prillit. Të gjithë kamerat dhe mikrofonët e meidas së lirë do të drejtojnë pyetjet legjitime tek autori i kësaj masakre, te dyshja apo më mirë të themi treshja Rama-Doshi-Rakipi. Si i morën votat tre deputetët e Tom Doshit të listës së zezë të Departamentit të Shtetit? Si i mori votat Vangjush Dako i listës së zezë të Departamentit të Shtetit bashkë me tre përfaqësuesit e krimit në Durrës Jurgis Çyrben e kokainës dhe Plarent Dervishit, me Rrahamn Rrajën e kokainës dhe familjes së tij dhe klanit të tij kriminal dhe Ilir Ndraxhi i Avdylajve. Si i morën votat djali i Aqif Rakipit dhe dhëndri i Aqif Rakipit, një nga familjet e njohura kriminale të Peqinit? Si i mori votat Aurora Mara e Gent Marës person në kërkim ndërkombëtar për trafik droge? A mund të pranojë Shqipëria që nga njëra anë sot mban me krenari trashëgiminë e anëtarësimit në NATO gjatë kohës që qeveriste Partia Demokratike në  këtë ushtrim të pa precedentë ushtarak, mban, pra, me krenari këtë peshë, këtë përgjegjësi që nga ana tjetër shkatërron themelet e demokracisë, viktimat e masakrës elektorale janë qytetarët shqiptarë.

Detyra jonë është të qëndrojmë fort dhe të luftojmë fort për rikthimin e  demokracisë në vend i cili është një nga kushtet kryesore që bëri të mundur anëtarësimin e Shqipërisë në NATO dhe është një kusht i patejkalueshëm për të avancuar drejt asaj që kemi premtuar dhe do të bëjmë realitet me gjithë shqiptarët anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian. Kjo betejë do të bëhet në të gjitha frontet mënyrat dhe mundësitë që ekzistojnë dhe përfundimi i saj do të jetë i qartë, rrëzimi i regjimit Rama-Doshi-Rakipi dhe kthimi i Shqipërisë, shqiptarëve. Faleminderit!