zoom

Politikë

Basha në Vlorë: Të dielën Rama do të largohet bashkë me kriminelët

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka zhvilluar mitingun përmbyllës me qytetarët në Vlorë.

Basha theksoi se dita e ndryshimit do të nisë të dielën nga ky qytet, ndërsa shtoi se kryeministri Edi Rama do të largohet bashkë me kriminelët.

Kryedemokrati është pritur nga mbështetësit e tij me brohoritje dhe thirrjet “Rama ik”. Ai gjithashtu theksoi se Vlora dhe vlonjatët nuk mund të mbeten më peng të kryeministrit Rama.

“Të dielën Rama do largohet bashkë me kriminelët, shitblerjen e votës dhe korrupsionin e tij. Shqiptarët do votojnë 9 për ndryshim që të sjellim një të ardhme më të sigurt dhe më të mirë për vendin”, tha Basha.

Lideri i opozitës i bëri thirrje qytetarëve që të votojnë në 25 prill për ndryshimin.

“Rinia e Vlorës jemi bashkë, jemi krenarë për ju. Të dielën së bashku votojmë numrin 9, për ju për familjet tuaja, për gjyshërit dhe të ardhmen e vendit. Edi Rama nga paniku i është kthyer marifeteve të vjetra me shpresën se do të ndalë të pandalshmen. Së bashku do të vazhdojmë me vendosmëri për të sjellë ndryshimin”, tha Basha.