zoom

Politikë

Basha në Durrës: S’do bëj mrekulli, por pas 25 prillit do keni një qeveri që punon për ju e jo për oligarkët

Kur kanë mbetur edhe dy muaj nga zgjedhjet e 25 prillit, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha,  ka shpeshtuar takimet me qytetarët. I shoqëruar nga Eno Bozdo, ditën e sotme kreu i PD-së ka zhvilluar një takim me një biznes në Durrës, ku po prezanton programin ekonomik.

Basha tha se pas 25 prillit qytetarët do të kenë një qeveria e cila do të punojë për shqiptarët, dhe jo vetëm për një grusht njerëzish të cilët janë oratakë të Edi Ramës.

Shoqëria nuk mund të ecë para nëse secili nuk bën punën e vet. Ka 8 vite që qeveria nuk bën punën e vet. Siç ka ngel linja jote ka ngelur gjithë Shqipëria me përjashtim të një grupi njerëzish që janë ortakë të Edi Ramës, jetojnë si sheikë. Faturën e korrupsionit dhe dështimit të tyre e paguan ti. Duhet liberalizimi i tregut real të energjisë. Do të kesh më shumë kursime do të kesh më shumë para, do të kesh ndihmë për trajnimin e punonjësve nga shteti. Unë nuk premtoj se do të bëj gjëra si në Gjermani, por do të bëj ato që bën Maqedonia e Veriut për të ndihmuar qytetarët.

Juve ju kanë nxjerrë jashtë, prandaj kanë arritur në këtë pikë Shqipëria se kryeministri është ortak me një grup biznesmenësh që populli i njeh si oligarkë. Kemi një qeveri që nuk ka menduar asnjë ditë për njerëzit, por vetëm për veten e vet. Nuk ju garantoj se do të bëj mrekulli, por Shqipëria i ka të gjitha mundësitë që të ecë para. Qeveria do të punojë për ju do të punojë për njerzit.’- tha Basha.